KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Ra fasada e Reformës në Drejtësi, por Rama e Tahiri nuk do ti shpëtojnë drejtësisë
Basha: "Projekti 1 miliardë euro duhet ndalur tani"

Basha: Ra fasada e Reformës në Drejtësi, por Rama e Tahiri nuk do ti shpëtojnë drejtësisë

Për të dytën herë brenda ditës kreu i PD Lulzim Basha ka dalë para mediave për të reaguar rreth qëndrimit kundër të maxhorancës për ndalimin e ish ministrit Tahiri. “Edi Rama dhe Saimit Tahiri janë një, kanë ndarë bashkë paratë e krimit dhe pushtetin e fituar me paratë e krimit. Prandaj Edi Rama do ta mbrojë Saimir Tahirin deri në fund” tha zoti Basha . “Sot ra edhe fasada e drejtësisë dhe Reformës së Drejtësisë së Edi Ramës. Sot Tahiri, Xhafaj dhe vetë Rama ushtruan dhunë ndaj prokurorëve dhe drejtësisë duke treguar se ata janë një kërcënim serioz për drejtësinë në Shqipëri” shti ai.
Por kreu i PD paralajmëroi se ata nuk do ti shpëtojnë drejtësisë. “Dua t’ju them se drejtësia mund të vonojë por nuk do të mungojë. As Saimir Tahiri, as Edi Rama nuk do ti shpëtojnë drejtësisë. Në luftën tonë për të çmontuar krimin nga politika ne tashmë kemi shumë partnerë dhe miq të cilët janë ata që nxorën zbuluar Saimir Tahirin dhe që së bashku me ne nuk do të ndalemi më këtu. Ka ardhur koha që Shqipëria të ndahet përfundimisht nga krimi dhe politikanët e krimit. Të hyjë në rrugën e drejtësisë ku ecin të gjitha vendet e Perëndimit” tha kreu i PD në opozitë Lulzim Basha.

Sicred