KRYEFAQJA » LAJME » Basha : Qeveria aktuale e ka diskriminuar Kukësin
Basha : Qeveria aktuale e ka diskriminuar Kukësin

Basha : Qeveria aktuale e ka diskriminuar Kukësin

Në Kukës kreu i PD Lulzim Basha ka treguar derën e burgut kandidatit socialist Safet Gjici, për çdo përpjekje që mund të bëjë për të tjetërsuar votën e zgjedhësve. Zoti Basha ftoi edhe qytetarët e majtë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, të votëbesojnë planin ekonomik dhe zhvillimor të Republikës së Re, dhe të ndëshkojnë diskriminimin 4 vjeçar të Rama. “Vëllezër dhe motra socialistë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, a bëri një gjë këto katër vjet Edi Rama për ju?” pyeti zoti Basha ndërsa u përgjigj: “Asgjë, zero, ndaj me zero përcilleni më 25 qershor! Asnjë deputet të Edi Ramës, të mashtrimit të tij mos dërgoni në kuvend!”
Zoti Basha në fjalën e tij ironizoi akuzat e ndërsjellta mes aleatëve 4 vjeçarë në qeveri PS dhe LSI. “Po t’i dëgjosh thua se këta nuk kanë qenë në qeveri katër vite, por kanë qenë në opozitë për katër vite” tha zoti Basha. Sipas tij “Edi Rama dhe Ilir Meta kanë dështuar me turp për katër vite dhe e dinë se asgjë nuk e shmang dështimin e tyre me votë. Shpresa e tyre e vetme është të sillen si opozitarë në fund të katër viteve të qeverisjes, më makute, më antipupullore që ka njohur Shqipëria në këto 27 vite” tha zoti Basha.
Kreu demokrat garantoi se në rast fitoreje në zgjedhje si akt i parë i qeverisë së tij do të jetë rihapja e Universitetit të Kukësit, si edhe investime për nxitjen e zhvillimit ekonomik të zonës.

Sicred