KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Qëllimi i Ramës para drejtuesve më të lartë të policisë ishte t’u jepte garanci publike kriminelëve!

Basha: Qëllimi i Ramës para drejtuesve më të lartë të policisë ishte t’u jepte garanci publike kriminelëve!

Pas takimit te kryeministrit Edi Rama ka reaguar kryetari i PD-së Lulzim Basha. Në një deklaratë, postuar edhe ne rrjetin social facebook, Basha thotë se qëllimi i daljes së Edi Ramës para drejtuesve më të lartë të policisë ishte t’u jepte garanci publike kriminelëve se pavarësisht ngjarjeve të fundit, ai e ka në kontroll policinë, se Saimir Tahiri është i sigurt, se interesat e krimit janë të mbrojtura e nuk do të preken. Sipas Bashës, kryeministri ka zgjedhur të sakrifikojë qeverisjen e vendit, integrimin europian të vendit, të ardhmen e vendit për të mbrojtur krimin.

“Rama dhe ministrat e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. Qeverisja e tij de faktoka marrë fund”- perfundon deklarata e kryedemokratit Basha.

Sicred