KRYEFAQJA » LAJME » Basha protestuesve: Uashingtoni na mbështet !
Basha protestuesve: Uashingtoni na mbështet !

Basha protestuesve: Uashingtoni na mbështet !

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme në Uashington lidhur me protestën për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. I sapo kthyer nga vizita në SHBA zoti Basha është gjetur mes përkrahësve të tij në çadrën para selisë së qeverisë, e cila të shtunën mbylli javën e pestë. “Në takimet me përfaqësuesit më të lartë të Partisë Republikane, të Kongresit Amerikan dhe të bashkëpunëtorëve të Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, mora mesazhin e përgëzimit për qëndresën tonë të jashtëzakonshme për kauzën e madhe që i ndan kombet në të civilizuara dhe të pacivilizuara, në të lira dhe në të robuara, në të forta dhe në të dobëta, në liridashëse dhe të nëpërkëmbur, kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kauzën e demokracisë, kauzën e lirisë” shkruan zoti Basha në Fejsbuk.
Sipas tij “Mesazhi i dytë, i cili buron nga vetëdija historike e brezit të sotëm të politikanëve në Kongres dhe në Shtëpinë e Bardhë, është ai i mirënjohjes për qytetarët e qëndresës sonë, jo thjesht si njerëz që janë ngritur për të drejtën për zgjedhje të lira e të ndershme, por si një armatë që lufton për liri, këtu ku liria është e kërcënuar nga krimi i organizuar, nga droga, nga paratë e pista që mund të financojnë terrorizmin, si dhe nga nomeklatura e ish-komunistëve anti-amerikanë dhe stalinistë të Tiranës”.
Ndërsa “Mesazhi i tretë është mesazhi i mbështetjes totale të miqve tanë, mbështetjes politike, mbështetjes parimore dhe morale jo vetëm për zgjedhje të lira e të ndershme, me një qeveri teknike, por edhe drejtpërdrejt për Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare nga ekipi fitues i Presidentit Trump” shkruan zoti Basha në Fejsbuk.

Sicred