KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Protesta e opozitës më 27 janar

Basha: Protesta e opozitës më 27 janar

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i komunikoi grupit parlamentar dhe me pas kryetarëve të degëve të PD-së, se protesta e opozitës se bashkuar do të mbahet të shtunën e 27 janarit, në orën 12-të, para selisë së kryeministrisë. Zoti Basha kërkoi angazhim dhe nisjen e dialogut për të maksimalizuar pjesëmarrjen në këtë protestë. Për zotin Basha kjo Qeveri që ka kthyer në sistem paligjshmërinë, duhet te largohet.
Kryedemokrati ftoi qytetarët e çdo lloj bindje politike të bëhen bashkë me opozitën në protestën e 27 janarit, e para e stinës së Protestave, të paralajmeruar nga opozita. Kreu demokrat u shpreh shpresëplotë se Partia Demokratike del fituese, në rast se garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme nga krijimi i një Qeverie Teknike.

Sicred