KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Prokuroria, kukull në dorë të Ramës!
Basha: Prokuroria, kukull në dorë të Ramës!

Basha: Prokuroria, kukull në dorë të Ramës!

Lulzim Basha, kryetari i PD-së më e madhja e opozitës, ka vazhduar sulmet e forta ndaj kret të PS dhe qeverisë Edi Rama. Ai ka shfrytëzuar ngjarjen e fundit, goditjen me armë të banesës së gazetares së kronikës së zezë Klodiana Lala, për të goditur prokurororen e përgjithshme se është kthyer në kukull të Edi Ramës. Në një konferencë për shtyp të premten në mesditë zoti Basha, i cili akuzoi si frymëzues të ngjarjes deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i cili ndonëse është anëtar i organizatës kriminale të Emiljano Shullazit, nuk arrestohet nga prokuroria. “Është e papranueshme që sot e kësaj dite prokuroria nuk ka asnjë reagim për komunikimet e përgjuara në mënyrë të ligjshme dhe arsyet e mos veprimit të prokurorisë” tha zoti Basha. “Mos kujtoni se organizatat kriminale e kanë anëtarësinë me tesera apo bordero. Asnjë kërkesë e tillë nuk ka mbërritur dhe nuk ka si të mbërrijë pasi prokuroria është skllave shërbëtore e EdI Ramës” shtoi kreu i opozitës.

Sicred