KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Basha: “Projekti 1 miliardë euro duhet ndalur tani”
Basha: "Projekti 1 miliardë euro duhet ndalur tani"

Basha: “Projekti 1 miliardë euro duhet ndalur tani”

Kreu i opozitës së djathtë Lulzim Basha i është rikthyer për të dytën ditë me rradhë akuzave ndaj qeverisë Rama se e ka futur Shqipërinë në Lista e Vendeve Kryesore të Pastrimit të Parave.
Në një dalje para mediave të martën në mesditë, ai kujtoi se në mars 2017, Departamenti Amerikan i Shtetit e vendosi Shqipërinë në listën e zezë të vendeve kryesore të pastrimit të parave në botë. “Është hera e parë që Shqipëria është përfshirë në këtë listë që përditësohet çdo vit” tha zoti Basha. Duke bërë fajtor kryeministrin Rama, zoti Basha tha se kryeministri socialist “Për katër vjet me rradhë u kërkoi shqiptarëve të qeshnin me akuzat se në Shqipëri mbillej kanabis dhe trafikohej drogë. Edi Rama u tha shqiptarëve të qeshnin se opozita ngatërronte mushkonjat me avionët. Edi Rama u tha shqiptarëve të qeshnin me opozitën që e thërrisnin Elvisin, Evis. Edi Rama ulej me fshatarët dhe i pyeste me shaka ç’thotë kanabisi. Edi Rama u tha shqiptarëve që të qeshnin me akuzat e opozitës se Saimir Tahiri ishte trafikant” tha zoti Basha.
Por për liderin demokrat “është koha të shqetësohemi dhe t’i themi ndal Edi Ramës dhe krimit në politikë dhe në ekonomi”. ” Depërtimi i krimit në ekonomi duhet ndalur tani. Çdo koncesion, çdo investim që përfshin qeverinë duhet të bëhet transparent në çdo detaj. Prokuroria e ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë duhet të hetojë pastrimin e parave dhe krimin e lidhur me të” tha kreu i PD.
Deklaratat e zoti Basha vijnë ndërsa në parlament ka nisur diskutimi i projektbuxhetit për vitin 2018, për të cilin opozita ka paralajmëruar se do të votojë kundër.

(Visited 28 times, 1 visits today)
Sicred