KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Prishja e 150 banesave në Shkozë, krim

Basha: Prishja e 150 banesave në Shkozë, krim

Nxjerrja në rrugë e 150 familjeve në Shkozë, me një të rënë të lapsit, i kalon kufinjtë e mashtrimit, dhe është një krim i vërtetë, ka theksuar Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një deklarate për mediat. Sipas Bashës në fushatë ishte Edi Rama që përmes mashës së tij në Bashki, u premtoi shpronësim sipas tregut banorëve, por pasi ju mori votën, ju thotë se do ju jap bonus strehimi. Përtej mashtrimit tipik të Ramës, kemi të bëjmë me një krim, se krim është të përmbysësh jetën e 150 familjeve, nënvizon Basha duke theksuar se ka vetëm një mënyrë për të zbutur këtë dramë, që është shpronësimi sipas vlerës së tregut. Ne do ta kërkojmë me ngulm këtë, garanton kreu demokrat Lulzim Basha .

Sicred