KRYEFAQJA » LAJME » Basha pret Lu
Basha pret Lu

Basha pret Lu

Ambasadori amerikan Donald Lu u takua sot në mesdite me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në zyrat qendrore të demokratëve në Tiranë. Takimi, njoftojnë burimet pranë partisë më të madhe opozitare, u përqëndrua në çështje të aktualitetit politik. Janë shkëmbyer pikepamje për zbatimin e Reformës në Drejtësi, luftën kundër krimit dhe drogës. Të njëjtat burime informacioni tregojnë se tema me interesante e bisedës mes diplomatit amerikan dhe kryetarit Basha, ishte ajo për proceset e ardhshme politike brenda vetë Partisë Demokratike.
Demokratët po organizojnë përgatitjet për Kuvendin e tyre Kombëtar, ku pritet të shpalosen të gjitha rrymat brenda opozitës. Por ditët e fundit demokratët e gjejnë veten edhe në mes të zhurmës që krijoi lajmi për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Takimi mes diplomatit Lu dhe Zotit Basha zgjati rreth 40 minuta dhe ishte i dyti për këtë vit.

Sicred