KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Basha premton rritjen e pensioneve 40 përqind

Basha premton rritjen e pensioneve 40 përqind

Lideri i opozitës Lulzim Basha, po e shfrytëzon protestën para selisë së qeverisë e cila ka hyrë në ditën e njëmbëdhjetë, për të bërë propagandë elektorale, ndonëse fushata për zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit do kohë që të nisi. Të martën në vemendje të tij ishin pensionistët. Një grup prej tyre ishin të pranishëm në çadrën e protestës. Para pensionistëve zoti Basha bëri propozimin e bujshëm se në qeverinë e tij nuk do të ketë pension më të ulët se 25 mijë lekë në muaj. “Brenda 4 viteve pensionet do të rriten me 40 përqind. Nuk do të ketë pension me të vogël se 25 mijë lekë në muaj. Kjo është e mundur nga një qeveri që mendon për njerëzit, nga një qeveri e përkushtuar ndaj fatit të çdo kategorie dhe në vecanti të pensionistëve. Në fund të mandatit të parë nuk do të ketë shqiptar me pension nën 25 mijë lekë” përsëriti kreu i PD Lulzim Basha.
Në Shqipëri ka rreth 650 mijë pensionistë dhe rritja e pensionit të tyre me 40 përqind, do të kërkojë fonde të shumta. Vetëm për festat e fundvitit të kaluar qeveria shpërndau shpërblime në masën 2500­3000 lekë për pensionist, ose rreth 15 milionë dollarë.

Sicred