KRYEFAQJA » LAJME » Basha për mbylljen e shkollave në vend
Basha: PD partia që do të hapë negociatat me BE

Basha për mbylljen e shkollave në vend

Kryetari i Partisë Demokratike përmes një deklarate për shtyp u shpreh sot se shkollat po mbahen të mbyllura për shkak të ftohtit dhe jo të gripit. Sipas Bashës gripi është pretekst për të shmangur tragjedinë që mund të shkaktohet nga mungesa e kushteve minimale, kjo pasi sipas tij , shkollat janë pa ngrohje dhe pa xhama. Basha thekson se Kryeministri ka shpenzuar 400 milionë euro për projektin megalloman dhe abuziv të fasadave dhe shesheve, ndërkohë i ka lënë shkollat e vendit në gjendje të mjeruar. Sipas Bashes për shkollat Rama ka deklaruar se nuk ka para, ndaj ka vendosur që t’i japë edhe ato me konçesion klinetëve të tij. Per Kryedemokratin sistemi shëndetësorë ka falimentuar. Mbi 300 milionë euro konçesione ka dhënë Rama në shëndetësi,thekson Basha, para që po shkojnë për klientët e tij pa i sjellë përfitim të sëmurëve, ndërkohë Qeveria nuk ka fonde për të vaksinuar grupet e njerëzve që rrezikohen më shumë nga gripi, shton ai. Për Bashën të ashtëquajturat reforma të rilindjes ishin propagandë ,ndërkohë që me fondet publike po pasurohet Kryeministri dhe klientët e tij.

Sicred