KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Basha: Rama përgjegjës për krizën ekonomike dhe mbylljen e bizneseve

Basha: Rama përgjegjës për krizën ekonomike dhe mbylljen e bizneseve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon Kryeministrin si përgjegjës për krizën ekonomike që sipas tij po kalon vendi, reflektuar edhe me mbylljen e shumë bizneseve. Duke iu referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Basha thekson në Facebook, se 1747 biznese kanë  mbyllur qepenat për të mos i hapur më. Kjo shifër zyrtare, sipas kreut demokrat është vetëm për janarin që sapo kaloi, një përkeqësim prej 54 përqind krahasuar me një vit më parë. “Zgjidhni vetë kujt i besoni, dokrrave që predikon Rama për mirëqenie, apo vendimit të dhimbshëm që kanë marrë në janar 1747 biznese për të mos ushtruar aktivitetin, për shkak të taksave të larta, agresionit qeveritar, rënies së konsumit dhe mungesës së perspektivës”, thekson Basha në statusin e tij në Facebook. Sipas Kryetarit të Partise Demokratike kjo shifër është  ekonomia reale dhe dëshmia  per krizën e rëndë, apelon Basha me klithma urgjente për ndryshim të thellë politik dhe ekonomik, të vendit.

Sicred