KRYEFAQJA » LAJME » Basha për BBC: Vendimi është marrë: Progresi i Shqipërisë për hapjen e negociatave të anëtarësimit është i pamjaftueshëm!
Basha për BBC: Vendimi është marrë: Progresi i Shqipërisë për hapjen e negociatave të anëtarësimit është i pamjaftueshëm!

Basha për BBC: Vendimi është marrë: Progresi i Shqipërisë për hapjen e negociatave të anëtarësimit është i pamjaftueshëm!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dënuar dhe është distancuar nga dhuna gjatë protestave të opozitës së bashkuar shqiptare, por tha se ato janë shprehje e zëmërimit në rritje të shqiptarëve, në një kohë që shtyrja e hapjes së biisedimeve Shqipëri – BE, pak a shumë është vendosur.. Deklarimet e tij zoti Basha i bëri gjatë një interviste për BBC World, pas takimeve intensive në Londër. ” PD ka bërë gjithmonë thirrje për protesta jo të dhunshme. Është distancuar dhe do të distancohet gjithmonë nga dhuna. Megjithatë, duhet kuptuar se dhuna e izoluar që, falë Zotit, nuk shkaktoi viktima – asnjë person i vetëm nuk u plagos, asnjë polic nuk u lëndua – është shprehje e zemërimit në rritje. Këto protesta janë pasojë e një krize që ka shpërthyer me të gjithë fuqinë gjatë 4 muajve të fundit: krizë kushtetuese, krizë politike dhe pasojat e saj ekonomike e sociale” i tha a gazetarit Julian Worricker.
Pyetjes “Çfarë duhet tē ndodhē me ata që janë përgjegjës për dhunën?” zoti Basha ju përgjigj: “Falë Zotit, asnjë polic i vetëm nuk u lëndua. Por numri 3 i PD-së u dhunua brutalisht dhe dhunshëm nga policia. Media ishte në gjendje ta filmonte këtë episod dhe ta transmetonte live. Në vend që këta policë të përballen me përgjegjësitë e tyre, sipas ligjit, ata janë marrë personalisht nën mbrojtje nga kryeministri” tha zoti Basha për BBC World.
Lidhur me akuzat e ndërsjella që palët politike bëjnë në varësi të qënies së tyre në poshtet apo opozitë, zoti Basha tha se “Ky nuk është rasti tani”.
“Dy raste të hetimit nga prokurorēt antimafia kanë zbuluar mijëra orë përgjime, që tregojnë se kryeministri dhe zyrtarë të lartë të qeverisë bashkëpunojnë me bosët e krimit të organizuar për vjedhjen e zgjedhjeve të vtiit 2017. Disa nga këto përgjime janë publikuar nga Zëri i Amerikës dhe dy ditë më parë nga gazeta më e madhe gjermane Bild. Nuk ka absolutisht asnjë veprim në lidhje me këto akuza. Asnjë politikan nuk është thirrur për t’u marrë në pyetje dhe politikanët e përfshirë jo vetëm nuk janë ndëshkuar, por janë promovuar dhe janë mbrojtur nga kryeministri” tha lideri i opozitës së bashkuar në Shqipëri Lulzim Basha.
Duke kujtuar se këtë qershor Shqipëria pret një përgjigje nga BE, nëse do të nisin negociatat për anëtarësim, gazetari i BBC e pyeti zotin Basha se “Sa dēm mund t’i shkaktojē procesit e gjithē kjo?”. “Protestat janë pasojë e krizës së thellë politike në vend” u përgjegj ai, duke shtuar se “Shqipëria duhet t’i bashkohet Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të hapë negociatat e anëtarësimit. Kjo është ajo për të cilën ne po luftojmë, për vlerat europiane, por Shqipëria nuk mund t’i bashkohet BE-së me gënjeshtra, me fabrikime, me zgjedhje të vjedhura, me bashkëpunim me krimin e organizuar, me korrupsionin në nivelet më të larta të këtyre 29 viteve, me pandëshkueshmërinë e njerëzve me pushtet”.
Në vlerësimin e kreu të PD Lulzim Basha, “Bashkimi Europian është ekstremisht i shqetësuar se realiteti në terren është shumë larg nga përshkrimet e burokratëve në Bruksel. Kjo duhet të jetë edhe një këmbanë alarmi për vetē institucionet e Bashkimit Europian, që t’i japin fund gjuhës së drunjtë se “shumë është bërë, por nevojitet dhe shumë për të bërë” dhe të përqendrohen nē problemet e vērteta, me tē cilat pērballen vendi” tha ai.
I pyetur nga BBC se kjo mund të çonte në një shtyrje të asaj çfarë planifikon BE dhe se “A nuk do të sillte shtyrja një dëm të madh për vendin?” zoti Basha u përgjigj.”Për fat të keq, shtyrja, pak a shumë është vendosur. Vende anëtare kanë dalë në përfundimin se progresi i Shqipërisë drejt përmbushjes së kushteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit është i pamjaftueshëm. Pyetja shtrohet: çfarë vjen pas kësaj? Problemi më i madh është sesi të kapërcehet kjo krizë e thellë, e cila tani po shpërthen me zemërim nëpër rrugë dhe sheshe” tha lideri i PD në një intervistë për BBC Word.

Sicred