KRYEFAQJA » LAJME » Basha për banorët e përmbytur në zonën e Obotit
Basha për banorët e përmbytur në zonën e Obotit

Basha për banorët e përmbytur në zonën e Obotit

Banorët e përmbytur në zonën e Obotit në Njësinë Administrative Ana e Malit, u vizituan nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Basha i shoqëruar edhe prej Kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, i bëri thirrje qeverisë dhe kryeministrit Rama në veçanti, që të shpallet gjendja e emergjencës, pasi banorët janë të përmbytur prej disa ditësh. Aktualisht sipas emergjencave civile hidrocentrali i Vaut të Dejës ka ulur shkarkimet në 600m3/s. Në vazhdim pritet që në ndihmë të banorëve të përmbytur të vijnë 14.5 ton koncentratë dhe 10 ton bar i thatë për bagëtitë. Ndërkohë në  fshatrat e Njësisë Administrative Dajç, uji rrezikon të përmbytë disa banesa, të cilat janë të rrethuara nga të katër anët me ujë.

Sicred