KRYEFAQJA » LAJME » Basha: PD në pushtet do të anullojë Ligjin për Arsimin e Lartë
Basha: PD në pushtet do të anullojë Ligjin për Arsimin e Lartë

Basha: PD në pushtet do të anullojë Ligjin për Arsimin e Lartë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka premtuar se kur të vijë në pushtet do të anullojë Ligjin për Arsimin e Lartë, një kërkesë gati ultimative që studentët shqiptarë i kanë drejtuar kryeministrit Edi Rama. Zoti Basha duke folur nga Unaza e Re, ka shprehur mbështetje për kërkesat e studentëve. “Mbështesim dhe vazhdojmë të mbështesim protestën e drejtë të studentëve. Qëndrimi i Partisë Demokratike është i qartë, ne jemi kundër ligjit për arsimin e lartë. Do ta anulojmë këtë ligj në momentin e parë që na besohet qeverisja e vendit me votë” tha zoti Basha.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com