KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Basha : PD do të vendosi prioritete sidomos në ekonomi
Basha : PD do të vendosi prioritete sidomos në ekonomi

Basha : PD do të vendosi prioritete sidomos në ekonomi

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nisi ditën me një mëngjes pune me përfaqësues të Bordit të Dhomës Amerikane të Tregëtisë. zoti Basha prezantoi projektin ekonomik të PD-së që sikurse tha ai, bazohet tek ulja e taksave dhe nxitja e investimeve. “Qeveria ime do t’i japë fund terrorit të gjobvënies, trysninë dhe arbitraritetit shtetëror ndaj sipërmarrjes dhe do të jetë garantues i konkurencës së ndershme dhe mundësive për të gjithë”, u shpreh zoti Basha. Kreu i opozitës tha se kjo qeveri në 4 vite ka patur prioritetet e gabuara duke i angazhuar burimet financiare dhe njerëzore të vendit në përdorime sipërfaqësore që nuk krijojnë vlerë të shtuar, punësim dhe prodhim. “Vendosja e prioriteteve të duhura qeveritare sidomos në ekonomi, është thelbi i gjithë planit demokrat” tha zoti Basha.

Sicred