KRYEFAQJA » LAJME » Basha: PD do të fitojë me zgjedhje të lira dhe të ndershme
Basha : Ruçi, pinjolli i fundit i diktaturës!

Basha: PD do të fitojë me zgjedhje të lira dhe të ndershme

Kreu i PD Lulzim Basha shprehu bindjen se partia e tij do të jetë fituese e zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit. Duke folur të partën gjatë një takimi me zyrtarë lokalë të PD, duke spjeguar memorandumin e nënshkruar një ditë më parë me partitë opozitare, zoti Basha tha se “Partia Demokratike merr pjesë në zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ne do të fitojmë me zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Ai hodhi poshte mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve nga PD.  “Mediat e qeverisë po thonë se opozita do të bojkotojë zgjedhjet. Opozita nuk i bojkoton zgjedhjet, por do garantojë votën e qytetarëve” tha zoti Basha duke shtuar më tej se “Duhet të nxjerrim vendin nga “Kriza Rama”, e cila është një krizë shoqërore, ekonomike e psikologjike”, iu tha ai zyrtarëve të PD.

Kreu i PD Lulzim Basha këmbënguli tek votimi dhe numërimi elektronik, që sipas tij i jep fund kontestimit të zgjedhjeve. “Kontestimi i zgjedhjeve ka shoqëruar çdo proces zgjedhor. Votimi dhe numërimi elektronik është fundi i kontestimit të zgjedhjeve mbi bazën e kontestimit të votës, shitblerjes së votës. Me këtë votim çdo shqiptar e ka të garantuar votën e tij apo të saj dhe nuk ja prek votën askush” tha zoti Basha. Kreu i opozitës tha se “Kam marrë me mijëra mesazhe nga qytetarët dhe mbështetësit tanë dhe nga faktorë të tjerë të rëndësishëm, përfaqësues të shoqërisë civile, medias, botës akademike, sipërmarrës madje edhe njerëz publikisht të afishuar si përkrahës të së majtës, që vlerësojnë votimin dhe numërimin elektronik si propozimin më të rëndësishëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme të bërë në Shqipëri në 25 vitet e fundit”.

Maxhoranca nga ana e saj, ndonëse është pro aplikimit të votimit dhe numërimit elektronik, vlerëson se nuk ka kohë të mjaftueshme për ta mundësuar. Një arsye tjetër sipas saj është edhe fatura e lartë. Megjithatë fjala e fundit lidhur me këtë çështje ende nuk është thënë.

Sicred