KRYEFAQJA » LAJME » Basha para përkrahësve: Shqipëria drejt Europës! Orët e Ramës janë të numëruara!
Basha para përkrahësve: Shqipëria drejt Europës. Orët e Ramës janë të numëruara

Basha para përkrahësve: Shqipëria drejt Europës! Orët e Ramës janë të numëruara!

Dy orë pas nisjes së protestës së opozitës, kreu i saj Lulzim Basha, deklaroi para përkrahësve të tij në selinë e qeverisë se aksioni opozitar do të vazhdojë. “”Ju falenderoj për protestën tuaj popullore kombëtare dhe europiane. Për mesazhin e qartë dhe të prerë që populli i dha sot qeverisë të krimit dhe korrupsionit, Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës dhe lakejve të tyre pengesës së vetmë për Shqiërinë si gjithë Europa” tha mes brohoritjesh zoti Basha. “Beteja e sotme është pjesë e përpjekjes dhe aksionit popullor që do të vazhdojë pa rreshtuar deri në çlirimin e Shqipërisë nga qeveria më anti europiane në Europë. Derisa Shqipëria të realizojë aspiratën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa” shtoi ai. Për kreun e PD “Sot foli dhe Europa. Nuk ka bisedime për integrim me autokratët e lidhur me krimin, me pushtetarët e lidhur”. “Ju jeni shqiptarët europianë, Edi Rama është një barbar i korruptuar. Ju protestuat si europiane kundër qeverisë së krimit që është pengesa kryesore për Shqipërinë europiane” tha zoti Basha, ndërsa shtoi “Asgjë nuk e ndal marshimin tonë për Shqipërinë drejt Europës. Orët e Ramës janë të numëruara”.

Sicred