KRYEFAQJA » LAJME » Basha OSBE-ODIHR-it: Zgjedhjet e 25 qershorit ishin prova e fundit e vdekjes klinike të zgjedhjeve të lira në Shqipëri
Basha OSBE-së: Zgjedhjet e 25 qershorit ishin prova e fundit e vdekjes klinike të zgjedhjeve të lira në Shqipëri

Basha OSBE-ODIHR-it: Zgjedhjet e 25 qershorit ishin prova e fundit e vdekjes klinike të zgjedhjeve të lira në Shqipëri

Kreu i deritanishëm i PD Lulzim Basha, ka deklaruar se zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri ishin prova e fundit e vdekjes klinike të zgjedhjeve të lira. Deklaratën e tij zoti Basha e bëri gjatë një takimi të mërkurën në Tiranë me drejtues të lartë të misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR. Për kreun e PD një rol të vecantë në këto zgjedhje luajti shitblerja e votave, paraja e përfituar nga kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike, nga bandat kriminale me mbështetje qeveritare. Në ndihmë të tjetërsimit të vullnetit të zgjedhësve u përdor edhe shumëfishimi i listës së përfituesve të ndihmës ekonomike ,si edhe punësimet masive në administratë, tha zoti Basha. Dy zyrtarë të lartë të PD zoti Spaho dhe Bylykbashi referuan në takim raste të blerjes se votave në Elbasan dhe Durrës, ku policia sipas tyre nuk ka ndërhyrë. Zoti Basha kërkoi qëndrim realist nga OSBE për problemet sipas tij të procesit zgjedhor. Kjo do ta ndihmonte Shqipërinë tha zoti Basha, për të dalë nga stadi i avancuar i zëvendësimit të demokracisë me një regjim që për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve, mbështëtet tek krimi, droga dhe korrupsioni galopant.

Sicred