KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Ngarkesa e kapur e kokainës nuk kalonte dot nga Shqipëria pa garanci politike.

Basha: Ngarkesa e kapur e kokainës nuk kalonte dot nga Shqipëria pa garanci politike.

Edhe pse është kronikë e një ngjarje të paraljmëruar, kapja e kokainës në Durrës, për Lulzim Bashën është po aq i paraljmëruar nga opozita fakti se kjo ngarkesë rekord nuk mund të kalonte nga Shqipëria pa garanci politike . Duke ia atribuar suksesin partnerëve ndërkombëtarë, kreu demokrat ngre shqetësimin për pasojat që ka në ekonominë e vendit, sipas tij në prag katastrofe, përdorimi i parave të drogës, pastrimi i tyre në sektorë të rëndësishëm, siç është ndërtimi, që kulmon në Tiranë. Basha thekson se paratë e drogës po pastrohen edhe në projektin e parneritetit publik privat, ndërkohë është përfshirë sipas tij edhe sektori bankar, përmes Abi Bank. Basha tha se për të manipuluar realitetin është përfshirë në lojë edhe Instat-i, që me shifra të falsifikuara kërkon të sjellë një tablo të rritjes së punësimit , një blof i tipit “Rritje e punësimit tek 64 vjeçarët e më lart, sikundër rritje të punësimit në sektorin bujqësor”.