KRYEFAQJA » LAJME » Basha nga Vlora për protestat dhe kuvendin

Basha nga Vlora për protestat dhe kuvendin

Në takimin e jashtëzakonshëm të opozitës në Vlorë Krydemokrati Lulzim Basha tha se shteti ka rënë dhe se vendi është në kushtet e emergjencës kombetare. Sot në parlament tha Basha shumica po ekzekuton një akt kriminal ate te vjedhjes me ligj të truallit të Teatrit Kombëtar. 

Basha sulmoi ashpër Kryeprokuron, si kamikazë politikë të Rameë, e cila gjatë takimit të jashtëzakonshëm të opozitës ,po raportonte në kuvend për veprimtarinë e institucionit që drejton.

Basha tha se për çlirimin e politikës nga krimi, është jetike miratimi i nismës së opozitës për vetingun në politikë. Për shkak të lidhjeve të krimit me shumicën tha Basha, Vlora ka patur muajt e fundit bilanc dramatik të vrasjeve dhe zhdukjeve të personave.

Nga Vlora Kryedemokrati Basha ka lënë të kuptohet se opozita do të vijojë bojkotin parlamentar, ndersa paralajmëroi nisjen e protestave. Që nesër do të nisin takimet me qytetaret tha Basha në mbare vendin, ndersa ishte i prerë kur tha se nuk do të ketë asnjë negociatë dhe dialog me shumicën, pa miratuar nismën e vetingun në politikë.

 

Opozita miratoi sot 4 platformat, për reformën në drejtësi, atë zgjedhore, vetingun në politikë si edhe çlirimin e ekonomisë nga monopolet, alternativa që do ti paraqitet qytetarëve në takime. Gjithashtu opozita i dha formën përfundimtare propozimit për   sekuestrimin e pasurive të paligjshme të atyre që i ka cilësuar oligarkët në pushtet.

Në takimin e opozitës së bashkuar sot mori pjesë edhe kryetari i PDIU-së Idrizi, ndërkohë mungoi Dule i PBDNJ-së.

Sicred