KRYEFAQJA » LAJME » Basha nga Durrësi: “Vettingu politik do të bëhet”

Basha nga Durrësi: “Vettingu politik do të bëhet”

Shumica dhe opozita kanë vijuar të ndajnë në distancë qëndrime të kundërta në lidhje me vettingun në politikë. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të opozitës në Durrës, Lulzim Basha tha se nisma e opozitës për vettingun në politikë do të miratohet dhe zbatohet, për të përjashtuar çdo politikan të lidhur me krimin . Basha i konsideroi të dështuara përpjekjet sipas tij të Kryeministrit Rama për të pamundësuar miratimin e nismës ligjore me argumentin se vettingu në politikë pengon reformen në drejtësi.Për Bashën nuk ka asnjë dyshim se shumica i trembet vettingut ne politikë per shkak te lidhjeve me krimin.Kjo është edhe arsyeja tha Basha, që Kuvendi vonon procedurat parlamentare të nisjes së shqyrtimit të propozimit të opozitës, nderkohë vetëm pas apelit te opozitës në Durrës, u bë edhe publikimi I nismes ne faqen e kuvendit.

Sicred