KRYEFAQJA » LAJME » Basha në zonat e përmbytura, Rama e falenderon
Basha: Rama! Ndal propagandën dhe dëmshpërble familjet!

Basha në zonat e përmbytura, Rama e falenderon

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka konsideruar situatën në zonat e përmbytura si emergjente. “Situata është mjaft emergjente, veçanërisht për ndihma me ushqime, veshje dhe strehim për banorët e zonave të përmbytura” tha zoti Basha ndërsa po vizitonte me vështirësi fshatin e Darëzezës në Fier. Lidhje me këtë fshat është ndëprerë për shkak të prishjes së urës. Forcat xheniere të ushtrisë, po punojnë me intensitet për rivendosjen e lidhjes mes zonës së përmbytur dhe pjesës tjetër të Fierit. Zoti Basha shoqërohej në këtë inspektim nga kreu i bashkisë socialisti Armando Subashi, sikurse njofton ai në Fejsbuk.
Vizita e zotit Basha në zonat e përmbytura janë vlerësiar nga kryeministri Rama. Në statusin e tij në fejsbuk ai boton një foto të zotit Basha në terren ndërsa shkruan: “Gjithkush prej nesh mund të bëjë punë të mira dhe kur dikush e bën një punë të mirë, sado e vogël a e madhe qoftë, duhet falenderuar e respektuar për atë punë, pavarësisht nëse në jetën e përditshme mendojmë njësoj a mendojmë krejt ndryshe” shkruan zoti Rama.

Sicred