KRYEFAQJA » LAJME » Basha në Vlorë bën thirrje për pjesmarrje në protestën e 27 janarit

Basha në Vlorë bën thirrje për pjesmarrje në protestën e 27 janarit

Për Lulzim Bashën kjo Qeveri mbijeton vetëm nga paktet mafioze me krimin. Në Vlorë, kreu demokrat  tha se shumë shpejt do të bëhen publike fakte, të lidhjeve kriminale të ish Ministrit të brendshëm Tahiri me Habilajt.

Në këto kushte, Basha bëri apel për pjesëmarrje masive të qytetarëve në protestën e 27 janarit para selisë së Kryeministrisë.  Sipas tij në këtë protestë, shqiptarët vendosin përfundimin e kohës së Edi Ramës.

Basha  tha se protestat dhe aksioni opozitar do të mundësojnë krijimin e një qeverie që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme. Basha shprehu bindjen se në kushtet e një loje të barabartë, alternativa e Partise Demokratike del fituese.

Sicred