KRYEFAQJA » LAJME » Basha në Shkodër: Pranvera e madhe po vjen!
Basha në Shkodër: Pranvera e madhe po vjen!

Basha në Shkodër: Pranvera e madhe po vjen!

Opozita shqiptare ka përshkallëzuar kundërshtimin e saj ndaj qaverisë së kryeministrit Edi Rama. Kreu i PD Lulzim Basha ka shfrytëzuar ngjarjen e bujshme të 2 prillit të vitit 1991 në Shkodër, ku gjatë një proteste të opozitës antikomunste për pakënaqësinë e rezultatit të zgjedhjeve të para pluraliste, u vranë 4 anëtarë të saj. Zoti Basha paralajmëroi se vala e protestës që nisi në Kukës për të kundërshtuar vendosjen e pagesës në “Rrugën e Kombit” nuk do të ndalet. “Kukësi u përball dhe e ndali të keqen dhe sëbashku me Kukësin ne do ta ndalim atë. Le të jetë kjo nisja e pranverës së madhe që po vjen. Të shkëpusim njëherë e mirë lidhjet e krimit me politikën” tha zoti Basha para të pranishmëve. “Një PD e çliruar nga korrupsioni dhe oligarkët ka vetëm një interes, interesin e shkodranëve, interesin e shqiptarëve. Zotohem në këtë altar të demokracisë se gjithçka që kemi denoncuar deri më sot nuk do ta falim: Askënd!! Që nga kryeministri deri tek punonjësi më i thjeshtë të japin llogari për dhunimet që i kanë bërë ligjit” tha kreu i PD.