KRYEFAQJA » LAJME » Basha në Sarandë: Koalicion vetëm me aleatët!
Basha në Sarandë: Koalicion vetëm me aleatët!

Basha në Sarandë: Koalicion vetëm me aleatët!

Kreu i PD më e madhja e opozitës së djathtë në Shqipëri, ka hedhur poshtë mundësinë e koalicioneve paszgjedhore me dy partitë e mëdha veçmas me LSI. Duke folur nga Saranda ku çeli fushatën zgjedhore zoti Basha i bindur në fitoren e së djathtës tha se PD do qeverisi vetëm me aleatëte, të cilët sipas tij kanë krijuar edhe bashkimin më të madh opozitar të këtyre 27 viteve. “LSI ta ketë të qartë që koha e matrapazëve në politikë që shkojnë sa andej këndej… merr fund në 25 qershor! Nuk ka më!” tha ai duke shtuar se  “… se votat për këto parti janë vota të hedhura në det”.
Zoti Basha premtoi një reformë kushtetuese që sipas tij i hap rrugë zgjedhjes se deputetëve nga populli dhe jo nga kryetari i partisë. “Ju premtoj deputetët që këtej e tutje nuk do ti zgjedhin kryetarët e partive, por do ti zgjidhni ju qytetarët dhe sa më takon mua në parlamentin e ardhshëm ata deputetë që nuk iu përgjigjen ju do të keni mundësinë jo vetëm ti zgjidhni, por edhe ti shkarkoni përpara fundit të mandatit” tha zoti Basha.

Sicred