KRYEFAQJA » LAJME » Basha në PPE: Opozita shqiptare kërkon shkëputjen e qeverisë nga krimi i organizuar
Basha në PPE: Opozita shqiptare kërkon shkëputjen e qeverisë nga krimi i organizuar

Basha në PPE: Opozita shqiptare kërkon shkëputjen e qeverisë nga krimi i organizuar

Kreu i opozitë shqiptare Lulzim Basha Faktorët ka shprehur shqetësimin se Shqipëria gjendet nën presionin e krimit të organizuar, ndërsa trafiku i drogës po kërcënon themelet e bashkëjetesës demokratike dhe shtetin ligjor. Zoti Basha i bëri këto komente gjatë fjalës së tij në kongresin e PPE që po zhvillon punimet në Maltë. Zoti Basha tha se “Kjo situatë dramatike është pasojë direkte e veprimeve nga qeveria aktuale socialiste që ka promovuar trafikantë droge dhe njerëz të dënuar në Europën perendimore për akuza të rënda për krim të organizuar, të cilët janë bërë deputetë, kryebashkiakë dhe zyrtarë të lartë publikë”. Zoti Basha akuzoi drejtëpërdrejtë mxhorancën socialiste sa ka një projekt politik për të manipuluar dhe vjedhur zgjedhjet e ardhshme. “Perspektiva e frikshme, që përmes kësaj zhbërje të demokracisë, Shqipëria të kthehet në parajsën e drejtuar nga droga dhe krimi, po ndodh në zemër të Europës. Ky model, i cili ka për qëllim përzgjedhjen e Parlamentit dhe qeverisë jo nga populli, por nga krimi dhe paratë e drogës, mund të ketë pasoja të rënda në rajon” paralajmëroi kreu i opozitës së djathtë shqiptare në kongresin e PPE-së.
Zoti Basha bëri të ditur se prej 18 shkurtit opozita gjendet në protestë. “Lufta jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme kërkon këputjen e lidhjes mes qeverisë dhe krimit të organizuar. Ja përse vetëm një qeveri teknike mund të përmbushë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke zbatuar ligjin e dekriminalizimit dhe duke luftuar kultivimin e narkotikëve dhe trafikimin” tha ai. “Lufta jonë për një Shqipëri europiane është njëkohësisht lufta për vetë projektin europian në Shqipëri dhe Ballkan” tha zoti Lulzim Basha në kongresin e PPE në Maltë.

Sicred