KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Basha në Paskuqan: Jo TVSH për biznesin e vogël!
Basha në Paskuqan: Jo TVSH për biznesin e vogël!

Basha në Paskuqan: Jo TVSH për biznesin e vogël!

PD më e madhja e opozitës së djathtë vazhdon të këmbënguli në mospërfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH. Kreu i PD Lulzim Basha ishte në Paskuqan pranë Tiranës ku u takua me banorë dhe të vetëpunësuar në këtë zonë. Sipas tij biznesi i vogël me të cilën mbahen mijëra familje në zonën e Paskuqanit e quan shkatërruese futjen në skemën e TVSH-së. Zoti Basha tha se TVSH rrit kostot dhe do ti detyrojë ata të ngrenë çmimet. Të vetëpunësuarit thonë se edhe me çmimet aktuale mezi e mbyllin muajin. “Unë i garantova se Partia Demokratike do të kundërshtojë dhe do të luftojë që kjo të mos ndodhë” tha zoti Basha. “I ftova të bashkohen në këtë betejë, për të mos lejuar këtë çmenduri të qeverisë që sjell falimentimin e biznesit të vogël dhe rritjen e çmimeve dhe kostos së jetesës për gjithë qytetarët ” tha kreu i opozitës së djathtë.

Sicred