KRYEFAQJA » LAJME » Basha në parlament: Gjermania ka marrë vendimin që Shqipërisë mos t’i hapen negociatat për në BE
Çelja e negociatave, Basha replikon me Ballën

Basha në parlament: Gjermania ka marrë vendimin që Shqipërisë mos t’i hapen negociatat për në BE

Kreu i PD në opozitë Lulzim Basha tha se qeveria gjermane ka marrë vendimin që Shqipërisë mos t’i hapen negociatat për në BE. Deklaratën e tij zoti Rama e bëri gjatë seancës parlamentare të së enjtes ku nuk mungoi tensioni mes maxhorancës dhe opozitës. “Edi Rama mbrëmë është informuar, sikundër jam informuar edhe unë, për një ngjarje të hidhur dhe me pasoja të tmershme për fatin e negociatave dhe të integrimit të Shqipërisë. Ai ka ardhur sot të bëjë të paditurin, akoma më keq të fshehë të vërtetën, apo ta manipulojë atë. Mbrëmë, vetëm 24 orë pas samitit franko- gjerman dhe takimit Merkel Macron, kristian demokratët dhe kristian socialët gjermanë, aleatët partia jonë si motër dhe social demokratët gjermanë aleatët dhe partia simotër e PS kanë rakorduar qëndrimin e tyre sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë” tha zoti Basha .
“Lajmi nga ky rakordim është më i keqi që shqiptarët mund të prisnin. Është një lajm që Shqipëria nuk e meriton, por është verdikti gjerman tashmë jo vetëm i Gunther Krichbaum, as thjesht i Kristian Demokratëve, por i qeverisë gjermane, se Edi Rama ka gënjyer” tha kreu i PD. “Edi Rama nuk i ka bërë detyrat, se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave. Në këtë rezolutë që do të bëhet zyrtare javën e ardhshme të martën, për herë të parë Shqipërisë nuk i vendosen thjesht kushte, por edhe një proces kontrolli që demonstron pabesueshmërinë totale ndaj çdo raportimi që është bërë deri më sot nga Edi Rama apo nga hallka institucionale e blerë prej tij” shtoi zoti Basha .

Sicred