KRYEFAQJA » LAJME » Basha në mbështetje të protestave në Tiranë: “Mos u dorëzoni ju o të rinj, mos u dorëzoni o studentë!”
Mos u dorëzoni ju o të rinj, mos u dorëzoni o studentë!".

Basha në mbështetje të protestave në Tiranë: “Mos u dorëzoni ju o të rinj, mos u dorëzoni o studentë!”

PD dhe kreu i saj Lulzim Basha vazhdojnë të shprehin mbështetjen në rritje ndaj banorëve në zonën e Unazës së Madhe, protesta e të cilëve kundër prishjes së banesave nga ndërtimi i kësaj vepre ka hyrë në ditën e 31-të. Dita e mërkurë mori vlera të veçanta pasi protestës së banorëve ju shtua edhe protesta e studentëve kundër rritjes së tarifave dhe pagesës për lëndët e mbartura. Në përpjekje për të ngritur lartë frymën e protestës zoti Basha bëri thirrje: “Kam një mesazh sot për protestuesit e Unazës, jo vetëm banorët, por të gjithë ata që na janë bashkuar sonte dhe që nesër do të jenë dhe më shumë se sot, për studentët dhe të gjithë të tjerët, që kështu së bashku beteja do të fitohet. Mos u dorëzoni ju o të rinj, mos u dorëzoni o studentë!”. Sipas zoti Basha “Revolta qytetare po vlon kudo në kryeqytet”. Kreu I opozitës akuzoi kryeministrin Rama dhe kreun e Bashkisë së Tiranës Veliaj se kanë bërë gjithçka për ti përçarë, për ti demoralizuar, për ti shantazhuar, për ti blerë, për ti joshur, por mbi të gjitha për ti përçarë protestuesit. “Por në fakt ata nuk janë përçarë sepse e dinë fare mirë që kjo betejë nuk mund të luftohet secili për veten e vet, por të gjithë së bashku për fatin tonë të përbashkët” tha ai.

Sicred