KRYEFAQJA » LAJME » Basha: “Ne marshojmë drejt fitores”
Basha: "Ne marshojmë drejt fitores"

Basha: “Ne marshojmë drejt fitores”

Ndërsa socialistët brohorisnin për fitoren e pritshme të 25 qershorit, edhe demokratët deklaronin vendosjen në këtë datë të asaj që ata e quajnë “Republika e re”. “Republika e vjetër ka pranuar rrugën institucionale për t’i hapur rrugën republikës së re” tha kreu i PD Lulzim Basha para përkrahësve në çadrën e protestës lidhur me arritjen e marrëveshjes me maxhorancën. “Plot 90 ditë më parë, ju nisët një rrugëtim epik qytetar, demokratik, paqësor dhe europian” kujtoi ai. “Kjo betejë u kurorëzua, jo me rrëzimin e Qeverisë, por vetëm gjysmës së saj, me garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme që duhet të zbatohen nga fillimi deri në fund” tha zoti Basha. Sipas kreut demokrat  “Beteja jonë nuk përfundon këtu, kjo është vetëm nxehja dhe pas një jave ne marshojmë drejt fitores. Republika e re është realiteti që ka ardhur dhe do të jetësohet përmes qëndresës së vullnetit tonë dhe votës së qytetarëve shqiptarë drejt republikës së re më 25 qershor” tha zoti Basha. 

Sicred