KRYEFAQJA » LAJME » Basha në Kuvendin Kombëtar : PD duhet të kthejë moralin politik në vend
Basha në Kuvendin Kombëtar : PD duhet të kthejë moralin politik në vend

Basha në Kuvendin Kombëtar : PD duhet të kthejë moralin politik në vend

Partia Demokratike duhet të kthejë moralin politik në vend dhe t’i japi fund kësaj periudhe të turpshme në historinë e shqiptarëve, tha sot në Kuvendin Kombëtar kreu i kësaj Partie Lulzim Basha. “Duhet të bashkojmë të gjithë demokratët, të bashkohemi rreth vlerave. Bashkimi i vërtetë ndodh kur njerëzit janë mendjehapur, kur nuk paragjykojmë njëri-tjetrin. Nëse bashkimi do të tentohet për të kënaqur egot e gjithkujt, apo për të ndarë poste, nuk mund të ndodhë kurrë” tha kreu i opozitës shqiptare. “Nga ky Kuvend i madh dua ti shtrij dorën gjithsecilit që dëshiron të kontribojë dhe të bashkohet me ne për ti kthyer këtij vendi shpresën dhe besimin tek e nesërmja. Dora ime do të mbetet e shtrirë jo për pazare as për të bërë fotografi, por që së bashku të ndërtojmë rrugën tonë drejt suksesit” është shprehur Basha.
Kreu i PD tha se “Pas miratimit të statutit të ri në këtë Kuvend do të shpërndahemi në çdo qytet dhe fshat të Shqipërisë, për të vazhduar betejën kundër së keqes, betejën pa kthim deri në largimin e kësaj qeverie. Do të ndajmë me njerëzit e thjeshtë një mesazh besimi, që ditët tona më të mira i kemi përpara. Do t’i bëhemi krah çdo shqiptari që kërkon të jetojë në këtë vend me punë të ndershme”.
Mjaft ashpër u shpreh kreu i opozitës për qeverinë e kryeministrit socialist Edi Rama, duke renditur epitetet kriminale, hajdute, mashtruese e anti-popullore. “Eshtë një kastë që shërben vetëm interesat e saj” tha zoti Basha.  Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD ishin të pranishëm figurat kryesore të PD, ndërsa ra në sy mungesa e e ish nënkryetarëve Topalli dhe  Patozi, si dhe Bode e Imami.

 

Sicred