KRYEFAQJA » LAJME » Basha në Kurbin: Largimi i Ramës dhe i qeverisë së tij mafioze, është kusht i panegociueshëm i opozitës

Basha në Kurbin: Largimi i Ramës dhe i qeverisë së tij mafioze, është kusht i panegociueshëm i opozitës

Në takimin me qytetarët e Kurbinit, Lulzim Basha bëri apel për pjesëmarrje masive në Protestën e 27 janarit. Zoti Basha tha se protesta ka mision të kthejë legjitimitetin në vend. Sipas kreut demokrat nuk ka integrim të Shqipërisë me drejtësi të kapur prej kryeministrit. “I tmerruar nga drejtësia e pakapur politike, Edi Rama po bën gjithçka ta abortojë projektin e drejtësisë për shqiptarët. Kjo është një arsye kryesore dhe një nga arsyet më të mëdha përse do të mblidhemi më 27 janar në orën 12.00 të shtunën, për t’i thënë Edi Ramës, se Partia Demokratike, do drejtësi, se ne duam Sajmir Tahirin në burg, Vangjush Dakon në burg, Qazim Sejdinin në burg. Duam ministrat e tij të korruptuar përpara drejtësisë” tha zoti Basha.
Ai nënvizoi se largimi i Edi Ramës dhe i kësaj qeverie, sipas tij mafioze, është kusht i panegociueshëm i opozitës. “Ndaj objektivi politik i opozitës është i shprehur fare qartë. Largimi i Edi Ramës dhe i kësaj qeverie mafioze, është kusht i panegociueshëm i opozitës, objektiv kryesor i aksionit tonë opozitar, dhe i protestës së 27 janarit dhe i çdo aksioni tjetër qytetar që do të pasojë. Nuk ka qeveri të korruptuar në botë, në Europë dhe as në Shqipëri, t’i rezistojë pjesëmarrjes masive qytetare” tha zoti Basha në takim me qytetarët e Kurbinit.

Sicred