KRYEFAQJA » LAJME » Basha në Kukës: Shanset e fitores për të djathtën e bashkuar janë shumë të mëdha!

Basha në Kukës: Shanset e fitores për të djathtën e bashkuar janë shumë të mëdha!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, kërkoi votëbesimin e kukësianëve, për të zbatuar sikundër tha projektin e Republikës së re. Zoti Basha tha se shanset e fitores të së djathtës së bashkuar janë shumë të mëdha, kundrejt të majtës sipas tij të përçarë. Edhe në Kukës, kreu i PD sulmoi LSI-në, dhe ish kryetarin Meta. “Le tu bjerë sa të dojë Ilir Meta daulleve, nuk ka për të patur më shi për tokat e shpk-së. Pazari i vjetër politik i republikës së vjetër merr fund. Bashkë do ta themelojmë republikën e re!” tha ai.
Zoti Basha tha se projekti i së djathtës parashikon forcim të ekonomisë, përmes uljes së taksave, tërheqjes së investitorëve dhe hapjes se vendeve të reja të punës. Për kreun e PD shëndetësia në katër vitet e para të mandatit qeverisës në rast fitoreje, do të mund të krahasohet me vendet e Rajonit si Maqedonia, për të arritur më pas standartet europiane. Zoti Basha e konsideroi dështim të plotë të kësaj qeverie, sistemin e shëndetësisë.”Check up”-i famshëm të cilin e kanë bërë me detyrim edhe për të marrë ndihmën ekonomike, “Check up”-in që e kanë bërë 100 mijë të vdekur, “Check up”-i i famshëm që i nxjerr burrat shtatëzënë dhe gratë me prostat, është kulmi i korrupsionit” tha zoti Basha. Ai premtoi se “Check up”-i dhe disa konçesione të tjera të mëdha që marrin 550 milionë euro në 10 vite nga pushteti, do të anullohen që ditën e parë të tij si kryeministër.
Zoti Basha tha se kryeministri Rama vjen në fushatë me premtime të pambajtuara. Kjo është arsyeja që Kryeministri, sipas kreut demokrat ka zgjedhur të zëvëndësojë programin me batuta dhe të shmangë debatin publik me të.

Sicred