KRYEFAQJA » LAJME » Basha në krah të të zgjedhurit të PD: “Ne shpresojmë dhe urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm”
Basha në krah të të zgjedhurit të PD: "Ne shpresojmë dhe urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm"

Basha në krah të të zgjedhurit të PD: “Ne shpresojmë dhe urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm”

Kryetari i PD-së Lulzim Basha doli të shtunë në mbrojtje të kryetarit të Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj, i arrestuar një ditë më parë bashkë me 23 zyrtarë të kësaj bashkie, nën akuzën për shpërdorim detyre dhe abuzim pronash. “Sot dua t’u them te gjithë shqiptarëve që ne shpresojmë dhe urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm” tha zoti Basha për zyrtarin e PD i zgjedhur në krye të Bashkisë së Lezhës në zgjedhjet lokale të 2015-ës. “Qëndrimi im dhe i Partisë Demotkratike është i pandryshuar, te gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, nga qytetarët e thjeshtë deri tek politikanët më të lartë” tha zoti Basha. “Ne kërkojmë që hetimi të jetë transparent, jo politik dhe i paanshëm. Shqiptarët meritojnë një drejtësi të pastër dhe profesionale dhe jo një drejtësi të kapur e të ndikuar nga axhenda politike për drejtësi selektive të drejtuar nga një krah politik në favor të një krahu tjetër” tha kreu i PD, ndërsa krah tij ishin rreshtuar zyrtarë të lartë të PD, Paloka, Noka, Bumçi dhe Alibeaj.

Sicred