KRYEFAQJA » LAJME » Basha në Korçë: Protesta e 27 janarit, jetike për fatet e Shqipërisë
Basha në Korçë: Protesta e 27 janarit, jetike për fatet e Shqipërisë

Basha në Korçë: Protesta e 27 janarit, jetike për fatet e Shqipërisë

Protesta e opozitës më 27 janar ka rëndësi jetike për vendi ka deklaruar në aktivin e PD në Korçë, Lulzim Basha. Ai tha se protesta synon t’i japi fund qeverisjes me dy standarte të kryeministrit. Lideri i opozitës së djathtë akuzoi kryeministrin socialist se po favorizon klientët dhe bandat që e mbajnë në pushtet, ndërsa po rëndon me taksa qytetarët. Zoti Basha shtoi më tej se kryeministri ka vënë pasuritë e shqiptarëve në shërbim të një pakice, përmes së cilës pasurohet dhe blen pushtetin e tij. Për kreun e PD Shqipëria është në emergjencë, në kushtet kur Kryeministri Rama, synon të kapi edhe sistemin e drejtësisë për të garantuar paprekshmerinë e bashkëpunëtorëve të tij.
Kreu i PD Lulzim Basha ftoi veçanërisht të rinjtë të bëhen pjesë e protestës së 27 janarit, që synon të ndalojë eksodin e shqiptarëve mes të cilëve sipas tij 100 mijë janë të rinj.

Sicred