KRYEFAQJA » LAJME » Basha në Konferencën për shtyp për Prokurorinë

Basha në Konferencën për shtyp për Prokurorinë

Për Lulzim Bashën, vullneti i Kryeministrit për të emëruar Prokurorin e ri të përgjithshëm të përkohshëm, po e fut vendin në një krizë politike, si pasojë e shkeljes flagrante që po i bën kushtetutës së vendit. Citon nënët e zgjedhjes së kreut të akuzës, ku veçohet roli fondamental i KLP-së për përzgjedhjen e kandidaturave, ndërsa kuvendi atë të votimit të propozimeve me 3/5-stat e votave . “Zgjidhja mund të vijë vetëm përmes kushtetutës.” – thotë Basha. Edhe pse pak kush e ka lexuar një ditë më parë reagimin e Bashes, për ambasadorin e SHBA-se, sot ishte edhe më i drejtëpërdrejtë. Edhe atij i kujton kushtetutën, votimi i së cilës u bë me konsensus të opozitës. Ai shprehet se nuk mund të imagjinoje që cilido trup diplomatik mund të kërkojë shkeljen apo mos zbatimin e kushtetutës. Euralius dhe Opdad, i shef jashtë këtij diskutimi, ndërsa shqetësim si kreu i opozitës ka aksionin e saj për të penguar këtë puç, sipas tij kushtetues. Paralajmeëron nisma ligjore, siç mund të jetë ankimi në kushtetuese, por edhe aksion të fortë opozitar. Pasi nëse kreu i akuzës zgjidhet në mënyrë të njëanshme, kjo do të thotë për Bashën, kapje e institucionit.

Sicred