KRYEFAQJA » LAJME » Basha në Kavajë: PD ofron qeveri të çliruar nga krimi e korrupsioni dhe ekonomi në mbështetje të popullit

Basha në Kavajë: PD ofron qeveri të çliruar nga krimi e korrupsioni dhe ekonomi në mbështetje të popullit

Kreu i PD në opozitë Lulzim Basha, ka deklaruar se forca e tij politike ka një plan të qartë për të ndërtuar një ekonomi në mbështetje të populli të çliruar nga krimi e korrupsioni. Zoti Basha ka zhvilluar takime me përfaqësues të fermerëve dhe biznesit të vogël në Kavajë, bastion i njohur i demokratëvee. “Të krijojmë këtu një ekonomi të çliruar nga grabitqarët me konkurencë, me mundësi, me mbështetje për fermerët, me mbështetje për biznesin e vogël dhe këtë mund ta bëjë vetëm një qeveri e çliruar nga krimi dhe korrupsioni” tha zoti Basha.”Sot keni një qeveri armike të interesave tuaja. Në rastin më të mirë që nuk i intereson fare për ty! Nesër me një politikë dhe zgjedhje të çliruara nga shit-blerja e votës, krimi dhe korrupsioni, do të keni një qeveri dhe një kryeministër që mendon për ty” ju drejta ai të pranishmëve. “Shembull më të mirë se Kavaja, nuk mund të keni. Kishit një kryebashkiak kriminel, përdhunues, trafikant, që mendonte vetëm për veten e vetë, u ngritët, keni një kryebashkiak që punon nga mëngjesi deri në darkë për ju dhe për hallet tuaja” tha kreu i PD.

Sicred