KRYEFAQJA » LAJME » Basha në Kamëz: Heqja e ndihmës ekonomike veprim kriminal i qeverisë Rama

Basha në Kamëz: Heqja e ndihmës ekonomike veprim kriminal i qeverisë Rama

Ashtu siç kishin paralajmëruar, deputetët e PD në opozitë dhe kryetari i tyre Lulzim Basha, janë duke zhvilluar takime intensive me qytetarë në vështirësi ekonomike. Sipas PD ata janë hequr në mënyrë arbitrare dhe kriminale nga skema e ndihmës ekonomike. Në rang vendi opozita thekson se janë përjashtuar nga kjo skemë 20 mijë familje. Gjatë një vizite shtëpi më shtëpi në Kamëz, pak kilometa larg Tiranës, zoti Basha u njoftua se që nga muaji janar i këtij viti nga skema e ndihmës ekonomike janë 780 familje. Zoti Basha pa nga afër një varfëri ekstreme. Shumë banorë përloteshin ndërsa tregonin kushtet e vështira ku banonin dhe madje pamundësinë për të mbajtur frymën gjallë. “Po jetojmë me borxhe. Por deri kur?” i thanë ata kreut të opozitës.
Për kreun e PD gjithçka është dëshmi e qartë e vendimit arbitrar të qeverisë Rama. “Kjo është kriminale! Kërcënim me bukën e gojës” tha zoti Basha. Partia Demokratike e konsideron emergjencë kombëtare heqjen e ndihmës shtetërore të mbi 20 mijë familjeve. Për këtë qëllim, kjo forcë politike kërkoi zhvillimin e një debati në parlamentin shqiptar me kryeministrin Rama.

Sicred