KRYEFAQJA » LAJME » Basha në Dibër premton Rrugën e Arbërit

Basha në Dibër premton Rrugën e Arbërit

Rruga e Arbërit që ka qenë prioritet i demokratëve në qeverisje, do të vazhdojë të jetë në rast fitoreje në zgjedhjet e 25 Qershorit. Basha i tha Dibranëve se dy vitet e para të mandatit të tij do të përfundojë tuneli i kësaj arterie të rëndësishme të infrastrukturës. “ Si sot dy vjet ose do të hapim tunelin e Arbërit, ose unë do të jap dorëheqjen si kryeministër! Ka vetëm një të tretë, e para Kalimashi, e dyta Krraba dhe e treta tuneli i Arbërit. Unë do ta përfundoj realisht këtë vepër.”  Sipas zotit Basha “Vizion krejt tjetër ka Kryeministri Rama, që tashmë nuk mbahet mend sa here e ka premtuar Rrugën e Arbërit”. “ Para 4 vitesh premtoi tre herë rradhazi se do ta përfundonte këtë projekt, së bashku me premtimin e bërë para dy ditëve. Por s’ka bërë asgjë!.” Për Bashën “Vota për të djathtën do të thotë votë për një plan të mirëdetajuar për zhvillimin ekonomik”. Ndërsa Rama tha Basha, nuk ka asnjë plan konkret, përveçse premtime boshe. Basha kërkon që me këtë mesazh,ta përcjellë më shumë tek qytetarët që ende janë të pavendosur.Një tjetër premtim liderit demokrat ishte edhe hapja e Universitetit të Dibrës.

Sicred