KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Ndërkombëtarët presion qeverisë, ndryshe do të thellohet sundimi i krimit dhe korrupsionit
Basha: "Projekti 1 miliardë euro duhet ndalur tani"

Basha: Ndërkombëtarët presion qeverisë, ndryshe do të thellohet sundimi i krimit dhe korrupsionit

Deklarata e kryeministrit Rama para grupit parlamentar socialist lidhur me qëndrimin ndaj çështjes Tahiri, është konsideruar nga kreu i opozitës Lulzim Basha si “Fushata e kërcënimeve dhe sulmeve që Edi Rama, Fatmir Xhafa, Saimir Tahiri dhe shumica në pushtet kanë ndërmarrë prej tre ditësh ndaj prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë” dhe më tej si “një lojë e rrezikshme për gjunjëzimin e drejtësisë dhe thellimin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri”.
Zoti Basha në një reagim të menjëhershëm në Fejsbuk, ju beri thirrje Komisionit të Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe partnerëve të tjerë perëndimore që kontribuan për hartimin dhe miratimin e reformës në drejtësi, “të bëjnë presion ndaj kryeministrit dhe shumicës qeverisëse që të ndërpresin menjëherë këtë fushatë kërcënimesh dhe presioni ndaj drejtësisë, e cila ka për qëllim gjunjëzimin e drejtësisë dhe garantimin e pandëshkueshëmrisë së politikanëve të ekspozuar publikisht si të lidhur me krimin”.
“Nëse qeveria do të lejohet të shantazhojë, kërcënojë dhe frikësojë drejtësinë, korrupsioni dhe krimi në Shqipëri do të rritet më tej” paralajmëroi zoti Basha. “Nëse politikanë nën hetim për lidhje me trafikun e drogës si Saimir Tahiri lejohen të kërcënojnë dhe shantazhojnë drejtësinë, në Shqipëri do të thellohet sundimi i krimit dhe korrupsionit. Tahiri duhet t’i nënshtrohet ligjit si çdo qytetar tjetër dhe nuk duhet të mbrohet nga imuniteti parlamentar dhe nga mbrojtja politike e shumicës në pushtet” këmbëngul lideri i opozitës së djathtë Lulzim Basha.

Sicred