KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Misioni i opozitës të varrosim republikën e vjetër!
Basha: Misioni i opozitës të varrosim republikën e vjetër!

Basha: Misioni i opozitës të varrosim republikën e vjetër!

Opozita e djathtë shqiptare ka vazhduar edhe me tej protestën e saj për të detyrua qeverinë e majtë të dorëhiqet, në vend të krijohet qeveri teknike që do të pregatisi zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit. Deklarimet me tone luftarake dhe dhune të dëgjuara një ditë më parë nga kreu i opozitës Lulzim Basha, sot u zëvendësuan me deklarata se misioni i opozitës është “të varrosi republikën e vjetër”. “Misioni ynë përfundon vetëm kur të kemi varrosur republikën e vjetër e të kemi vendosur republikën e re të qytetarëve shqiptarë” tha zoti Basha. Si dhe më parë ai këmbënguli se “Nuk do të ketë më kompromis me të drejtat themelore të qytetarëve, nuk do të lejojmë pazare të ndyra politike mes partive politike në shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë. Unë jam këtu për tu premtuar se kjo nuk do të ndodhë më” tha zoti Basha. Vëmendje tërhoqi gjithashtu dhe deklarata e tij se opozita nuk do të kthehet në Parlament. Zoti Basha tha se ai është “parlamenti i krimit”.

Sicred