KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Mesazhet e At Zef Pllumbit se për lirinë ia vlen çdo sakrificë, janë sot më kumbuese se kurrë
Vendimi i KQZ, Basha: Fitore e shumëpritur, por beteja është e gjatë dhe e vështirë!

Basha: Mesazhet e At Zef Pllumbit se për lirinë ia vlen çdo sakrificë, janë sot më kumbuese se kurrë

Edhe pse At Zef Pllumbi ka 10 vite që është ndarë nga jeta, mesazhet e tij për Lulzim Bashën janë edhe sot kumbuese, veçanërisht sa i takon sakrificave që ai apelonte në emër të lirisë. Në ekspozitën e hapur nga vëllezërit Françeskanë, me rastin e 10 vjetorit të vdekjes së tij, Kreu demokrat tha se Vepra e Mirenjohur e At Zef Pllumbit ”Rrno për me tregue”, duhet të jetë në tekset shkollore.
“Mesazhi i At Zef Pllumit është se ia vlen çdo sakrificë për lirinë. Dhe ky mesazh kumbon sot shumë sepse liria na kërcënohet, në veçanti na kërcënohet liria e zgjedhjes. Jeta dhe vepra e At Zef Pllumit janë një kushtrim për lirinë. Vepra e tij më e njohur “Rrno vetëm për me tregue” duhet të jetë në tekstet shkollore për rininë shqiptare, si një dëshmi autentike e ferrit komunist, si ndërgjegja e një shoqërie që e humbi për 50 vjet rrugën e saj dhe si një kushtrim për të gjithë njerëzit e lirë, se ia vlen çdo sakrificë kur liria kërcënohet.” tha ai.
Për Kreun demokrat  veprat dhe virtytet e At Zef Pllumbit  nuk e kanë vendin në muze por në jetën e përditshme të shqiptarëve. Në muze sipas tij ka vend e keqja, duke apeluar që shqiptarët  të gjejnë forcë për ta mundësuar një gjë të tillë dhe të zbresin të mirën në  jetën e tyre.

Sicred