KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Mercenarë shqiptarë dhe të huaj, kundër zgjedhjeve të lira në Shqipëri!
Basha: Mercenarë shqiptarë dhe të huaj, kundër zgjedhjeve të lira në Shqipëri!

Basha: Mercenarë shqiptarë dhe të huaj, kundër zgjedhjeve të lira në Shqipëri!

Kreu i opozitës së djathtë Lulzim Basha i ka shtuar edhe më tej akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe atyre që ai i ka quajtur “mercenarëve të tij shqiptarë dhe mercenarëve të tij të huaj” që sipas tij janë kundër zgjedhjeve të lira. Duke folur para protestuesve të opozitës në ditën e 37 të protestës, zoti Basha tha se “dua t’i them Edi Ramës dhe mercenarëve të tij që paguhen me paratë e drogës dhe narkomafias shqiptare, mercenarëve të tij shqiptarë dhe mercenarëve të tij të huaj, zyrtarë të shkarkuar për korrupsion nga qeveritë e tyre, që me paratë e drogës shqiptare lehin kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, se Shqipëria dhe shqiptarët kanë vetëm një armik dhe ky armik është tirania e krimit, tirania e korrupsionit, tirania e drogës”. “Ne jemi të vendosur ta mundim, ta shporrim dhe ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo tirani” tha kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Zoti Basha nuk ka dhënë spjegime se kë kishte parasysh me këto akuza, por media të ndryshme kujtojnë se zyrtarë të lartë të PD kanë formuluar akuza të ashpra ndaj miliarderit dhe filantropit amerikan Xhorxh Soros, disa zyrtarëve të lartë europiane, si dhe disa diplomatëve në Tiranë përfshirë ambasadorin amerikan Donald Lu dhe ambasadoren e BE Romana Vllahutin.

Sicred