KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Basha: Me TVSH Rama po zhvat të varfërit për tu pasuruar vetë
Basha: Me TVSH Rama po zhvat të varfërit për tu pasuruar vetë

Basha: Me TVSH Rama po zhvat të varfërit për tu pasuruar vetë

Debati mbi aplikimin e TVSH në të gjitha nivelet e biznesit, por vazhdon në nivelet më të larta të politikës. Pas deklaratave në rrjetet sociale të kryeministrit Edi Rama, se asnjë biznes nuk do të mbetet pa paguar TVSH, ndonëse opozita është në front në mbrojtje të informalitetit, ka ardhur përgjigjia e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. “Në vend që të kërcënojë sipërmarrësit e vegjël që punojnë sa për të mbajtur gjallë familjet e tyre, Edi Rama duhet t’u bëjë të ditur shqiptarëve sa para u ka dhënë nga buxheti i shtetit oligarkëve këto katër vite: oligarkët e shëndetësisë e të ilaçeve, oligarkët e ndërtimit, oligarkët e koncesioneve, oligarkët e naftës dhe të telekomunikacionit. Pastaj t’u tregojë shqiptarëve edhe sa taksa kanë paguar këta oligarkë në buxhetin e shtetit” shkruan zoti Basha në rrjete sociale. Sipas tij Rama nuk i tregon dot këto fakte, “sepse ato zbulojnë një të vërtetë kriminale: zhvatjen e pamëshirshme të njerëzve të thjeshtë për pasurimin e Edi Ramës dhe klientëve të tij”.

Sicred