KRYEFAQJA » LAJME » Basha me shkrimtarët: Në 7 maj do protestojmë në Kavajë

Basha me shkrimtarët: Në 7 maj do protestojmë në Kavajë

Opozita nuk regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit. Ndërkohë Çadra e protestës nuk do të lëvize, edhe pse e hëna shënoi afatin e fundit të regjistrimit të partive në KQZ, për pjesëmarrjen në garë. Jo-ja e thënë në gjuhën gjermane, përforcoi vendimin e marrë mëngjesin e së hënës nga Basha dhe aleatët e Partisë demokratike për të vazhduar protestën, deri në krijimin e qeverisë teknike që do të garantoje zgjedhje të lira dhe të ndershme. Basha sot iu rikthye edhe kërkesës për votimin dhe numërimit elektronik. “Deri në realizimin e një pakti kombëtar politik për zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie teknike” tha Basha. Opozita ka vendosur të pamundësoje zgjedhjet e 7 majit në Kavajë. Basha komunikoi në çadrën e protestës, vendimin e aleatëve , që ditën e zgjedhjeve , djathta të zhvilloje në Kavajë një protestë të madhe kombëtare. “Për një protestë të madhe kombëtare për të pamundësuar me forcën e bashkimit përmes një lëvizje popullore, paqësore, demokratike, zgjedhje fasadë të diktuara nga krimi” tha Basha. Basha konfirmon vullnetin për dialog me shefin e qeverisë, ndërsa është skeptik se negociatorët do të mundësojnë ktë takim, pasi opozita nuk mund të bëhet pjesë e një takimi fasadë siç pretendon sipas Bashes, Kryeministri. “E tash e 5 ditë negociatorët e PD-së janë gati të përgatisin dialogun. Ama dialogun që presin shqiptarët, jo monologje shtet” shtoi Basha. Të martën kuvendi është thirrur në seancë për vettingun. Ndërsa opozita ka konfirmuar se nuk do të jetë e pranishme, Basha thekson se drejtësi të pavarur nuk mund të ketë në rast se ka pushtetarë të korruptuar dhe të inkriminuar.

Sicred