KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Me shkarkimin e Manjanit, Rama tregoi se është peng i krimit dhe Meta peng i tij
Basha : Votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, do ta arrimë me protesta!

Basha: Me shkarkimin e Manjanit, Rama tregoi se është peng i krimit dhe Meta peng i tij

Kryetari i Partisë Demokratike të opozitës Lulzim Basha, deklaroi se shkarkimi i ministrit të drejtësisë Ylli Manjani, ka konfirmuar denoncimet e opozitës për kapjen e shtetit nga krimi. Në një deklaratë për mediat zoti Basha tha se Manjani ishte ndër ministrat që ka denoncuar lidhjen e qeverisë me krimin, drogën, dhe rrezikun për zgjedhjet e lira.”Ministri Manjani u shkarkua sepse foli hapur për krimin që ka marrë peng qeverinë, për drogën, Balilin, për urdhrimin me telefon të gjyqtarëve nga Rama, për tenderat dhe koncesionet. Kjo është arsyeja. Manjani theu kodin e heshtjes” tha zoti Basha para mediave. Sipas tij “Arroganca me të cilën Rama shkarkoi sot Ministrin Manjani dhe nënshtroi Ilir Metën është shprehje e sigurisë që i jep pushteti i krimit dhe parasë. Është një sinjal i qartë për këdo që guxon të përmendë apo kritikojë lidhjet e tij të krimit me qeverinë dhe korrupsionin e qeverisë” tha zoti Basha. Për kreun e opozitës  “Me shkarkimin e Manjanit u provua edhe njëherë që Edi Rama është peng i krimit dhe Ilir Meta është peng i tij. Pengjet e krimit dhe korrupsionit nuk mund të luftojnë as krimin, as korrupsionin. Zgjidhja është largimi i tyre”.

Sicred