KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Basha: Me propagandë doni të mbulojni vjedhjen e shekullit?
Basha: Me propagandë doni të mbulojni vjedhjen e shekullit?

Basha: Me propagandë doni të mbulojni vjedhjen e shekullit?

Opozita shqiptare po kundërshton me forcë projektligjin e futur me procedurë të përshpejtuar nga qeveria, për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, mbi atë egzistues. Në parlament kreu i PD Lulzim Basha tha se mënyra si po vepron qeveria Rama, është vjedhja e shekullit. çështjen e Teatrit. “Opozita denoncon krimin, ju i lini kriminelët të arratisen, merreni me denoncuesit. Opozita denoncon vjedhjen dhe hajdutërinë, ju i bëni hajdutët ministra, u jepni imunitet. I mbroni nga kjo sallë. Standardin e mbrojtjes doni ta ktheni në ligj dhe kërkoni t’i mbyllni gojën opozitës. Ku ju çon mendja mo fatkeq! Mendoni se me propagandë do mbuloni vjedhjen e shekullit dhe shndërrimin e Shqipërisë në strehë të krimit të organizuar, që prodhon drogë dhe pastron paratë e drogës me kullat dhe bankën e Edi Ramës” tha zoti Basha.
Reagimi i tij erdhi pasi kreu i gruit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kërkoi në kuvend zbatimin e Kodit Etik. “Do na mbyllni gojën me një palo kod etike. Kodi i Etikës është mos vidh, mos bashkëpuno me krimin, mos vë ministra të lidhur me drogën dhe krimin. Kjo seancë ka vetëm një mënyrë për të vazhduar dhe filloni dhe jepuni përgjigje pyetjeve që ju kanë dërguar kolegët e LSI-së. Në qoftë se doni të vazhdoni si fasadë do merrni përgjigjen që meritoni” tha zoti Basha.

Sicred