KRYEFAQJA » LAJME » Basha me aleatët, pritet qëndrimi i PD

Basha me aleatët, pritet qëndrimi i PD

Një ditë pas takimit me zëvëndës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit , Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me aleatët në selinë blu. Sipas kërkesës së zyrtarit të departmentit amerikan të shtetit, opozita duhet të konkludoje sot me një qëndrim në lidhje me ofertën e bërë për daljen e vendit nga kriza politike, për shkak të protestës së opozitës. Bazë mbetet paketa “McAllister”, e cila parashikon shtyrjen e datës së zgjedhjeve . Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se ende nuk ka asgjë për të shprehur, duke theksuar se sapo të merret një vendim ai do të jetë para mediave. Pas takimit me aleatët, Basha u takua me ish Kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha në zyrën e këtij të fundit. Takimi ku është diskutuar vendimi që do të marrë partia demokratike në lidhje me paketën “McAllister” ka zgjatur pak minuta. Pas Bashës, në zyrën e ish kreut demokrat ka hyrë Kryerepublikani Fatmir Mediu. Për shkak të takimeve ,Basha nuk ishte sot në çadrën e protestës, ku si zakonisht në orën 11-të i drejtohet protestuesve me mesazh.