KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Më 7 maj nis mosbindja civile, përfundon më 18 qershor!
Basha: Më 7 maj nis mosbindja civile!

Basha: Më 7 maj nis mosbindja civile, përfundon më 18 qershor!

Kreu i opozitës së djathtë Lulëzim Basha ka paralajmëruar nisjen e mosbindjes civile, e cila sipas tij do të synojë rrëzimin e republikës së vjetër të kryeministrit Rama. Duke folur të hënën nga çadra e protestës para selisë së qeverisë, zoti Basha në një fjalim, i cili më së shumti i drejtohej në vetë të parë zotit Rama, tha se aksioni do të nisi më 7 maj, ditën e votimeve në Kavajë dhe do të shtrihet më pas në të gjithë Shqipërinë deri më 18 qershor. “Sot do të planifikojmë me detaje bashkimin më të madh të shqiptarëve të dielën e ardhshme në Kavajë më 7 maj për të çliruar me forcën e bashkimit Kavajën nga krimi, droga e zgjedhjet fasadë” tha zoti Basha. “Çfarëdo që të kesh planifikuar më 18 qershor, nuk do të qeverisësh asnjë orë të vetme pas 18 qershorit. Lëvizja popullore e bashkuar është totalisht e vendosur për republikën e re ndaj ke vetëm një rrugë: bëhu pjesë e zgjidhjes ose shporru bashkë me republikën e vjetër” ju drejtua zoti Basha kryeministrit socialist.
Deklaratat e zotit Basha vijnë pasi kundërshtari i tij zoti Rama i ka përsëritur orët e fundit thirrjen për pjesmarrjen në votimet për zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit. Madje ai u shpreh i bindur se PD e opozitës do të hyjë në zgjedhje. ” Ne do t’i krijojmë mundësi PD që të regjistrohet edhe jashtë afatit” tha zoti Rama .

Sicred